Skip to main content
15.05.2023

KOMUNIKATË

Seanca e pestë (V) e Bordit të ZRRE

 

 

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur sot seancën e tij të V-të me radhe për këtë vit.
Në këtë seancë, Bordi ka shtyrë per mbledhjen e radhës kërkesën për dhënien e autorizimit për ndërtimin të parkut solar me kapacitet të instaluar prej 150MW per ndërmarrjen Solar Energy Group Evrope SH.P.K ne Komunën e Gjakovës.

Në këtë seancë, Bordi ka aprovuar kërkesën për dhënie të Licencës për furnizim me shumicë (tregtim) të energjisë elektrike të ndërmarrjes Eurosol&Energy LTD SH.P.K, si dhe ka refuzuar kërkesën e ndërmarrjes Bendcom Energy Point SH.P.K për shtyrje të autorizimit final V_1211_2019.

Po ashtu në këtë seancë, Bordi ka pezulluar Rregullën Nr. 10/2017 për Skemat mbështetëse për Gjeneratorët e Burimeve të Ripërtërishme të energjisë. Ky vendim për pezullim të Rregullës është marrë si rrjedhojë e nxjerrjes së Udhëzimit Administrativ  Nr. 01.2023 për Promovimin e Shfrytëzimit të Energjisë nga Burimet e Riperteritshme të nxjerr nga Ministria e Ekonomisë, ku mbështetja  për energjinë e prodhuar nga BRE do të zhvillohet përmes skemave konkurruese.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org .