Skip to main content
Seanca

Të premten, me 3 korrik 2020 , Bordi i ZRRE do të mbajë Seancën e tij të V

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se seanca e ardhshme e Bordit të ZRRE, e pesta (V) me radhë për këtë vit, është paraparë të mbahet të premten me 3 korrik 2020, prej orës 10:00, në zyrat e ZRRE.

Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, seanca do të mbahet pa prezencën e mediave.

Pas seancës, mediat dhe publiku do të informohen me vendimet e Bordit të ZRRE nëpërmjet komunikatës që do publikohet.

ZRRE falënderon të gjitha palët për mirëkuptim.

Rendi i ditës