Skip to main content
konsultim publik

Shqyrtim Publik - Raporti Konsultativ për Rishikimin e Vlerave Hyrëse dhe Shpenzimeve Operative për Furnizuesin e Shërbimit Universal – FSHU

 

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka publikuar për shqyrtim publik Raportin Konsultativ të Vlerave Hyrëse dhe Shpenzimeve Operative për Furnizuesin e Shërbimit Universal – FSHU, për periudhën 1 Prill 2022 - 31 Mars 2025.

Ky Raport Konsultativ paraqet propozimet fillestare të ZRRE-së për Vlerat Hyrëse dhe Shpenzimet Operative për periudhën e ardhshme 2022-2024 dhe publikohet me qëllim të informimit të palëve të interesit si dhe ofrimit të mundësisë së komentimit dhe paraqitjes së pikëpamjeve të palëve të interesit mbi vlerat e propozuara.

Gjatë Rishikimit të Vlerave Hyrëse, ZRRE përcakton vlerat e disa parametrave të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në përcaktimin e Të Hyrave të Lejuara të FSHU-së. Në këto vlera përfshihen Shpenzimet Operative, Faktori Efikasitetit, Jetëgjatësia e aseteve, Borxhi i Keq, Marzha me pakicë dhe Faktori Ndarës i Jobalanceve.

Duke besuar se konsultimi publik është në qendër të politikës efektive rregullative, ZRRE publikon këtë Raport Konsultativ, i cili përmban propozimet fillestare për vlerat hyrëse, ndaj të cilit, të gjitha palët e interesit kanë mundësinë që ta analizojnë dhe ta komentojnë, duke ofruar prova të reja, duke paraqitur kundër-argumente ose duke siguruar të dhëna të reja në mënyrë që vlerësimi përfundimtar të jetë i saktë.

Palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre mbi propozimin e ZRRE-së  ftohen të paraqesin komentet e tyre me shkrim në ero.pricing-tariffs@ero-ks.org jo më vonë se 8 dhjetor 2021.

Komentet mund të dërgohen edhe në adresën postare të ZRRE-së:

Zyra e Rregullatorit për Energji
Departamenti për Tarifa dhe çmime
Rr. Dervish Rozhaja Nr. 12
Prishtinë, 10000, Kosovë

Pas shqyrtimit të komenteve të pranuara, ZRRE-ja do të publikojë Raportin Final së bashku me përgjigjet ndaj komenteve që janë pranuar.
 

Raporti Konsultativ - Rishikimi i Vlerave Hyrëse dhe Shpenzimeve Operative për Furnizuesin e Shërbimit Universal – FSHU, për periudhën 1 Prill 2022 - 31 Mars 2025