Skip to main content
shpallje

SHPALLJE E INTERESIT PËR MARRJE ME QIRA TË NJË OBJEKTI

Zyra e Rregullatorit të Energjisë, është në kërkim të një objekti me qira për vendosjen e punonjësve të saj për ushtrimin e veprimtarisë së përcaktuar me legjislacionin në fuqi. Për këtë qëllim, kërkojmë një objekt të destinuar për veprimtari administrative dhe i përgatitur me infrastrukturën përcjellëse.

Ofertat e tyre mund t’i paraqesin subjektet e interesuara, objektet e të cilëve i plotësojnë kushtet administrative dhe teknike të paraqitura në këtë shpallje.

 

Kushtet e detyrueshme administrative që duhet t’i plotësojë objekti:

  1. Të mos ketë çështje të pa rregulluara pronësore, çështje në kontest apo që objekti të jetë i vendosur nën hipotekë;
  2. Pronari i objektit të ketë lejen e ndërtimit;

 

Kushtet teknike që duhet t’i plotësojë objekti:

  1. Të jetë në zonën urbane të Qytetit të Prishtinës, lehtë i qasshëm për palët dhe konsumatorët;
  2. Madhësia e përgjithshme e objektit ( neto) të jetë jo më pak se 800m2 dhe të jetë i ndarë në zyra pune. Të prezantohet dëshmia për madhësinë e objektit;
  3. Të ketë hapësira/salla ku do të mbahen takimet zyrtare
  4. Të ketë së paku nga dy nyje sanitare të veçanta në secilën etazh (kat) të objektit;
  5. Të ketë ndriçim dhe ventilim te mjaftueshëm natyral brenda objektit;
  6. Të ketë të instaluar sistemin e ngrohjes qendrore në ngrohtoren e qytetit ose të ketë të instaluar sistemin vetanak të ngrohjes qendrore;
  7. Të ketë të instaluar pajisjet për klimatizim;
  8. Të ketë hapësirë për parkimin e së paku gjashtë (6) automjeteve zyrtare;
  9. Të ketë të instaluar rrjetin e internetit RJ 45 (LAN) në gjithë hapësirat e objektit;
  10. Të ketë gjenerator me kapacitet 30-35kwa, bashkë me rezervarin përcjellës të karburantit;

 

 

Informatat tjera:

Zyra e Rregullatorit të Energjisë, planifikon lidhjen e kontratës për qiranë e objektit për një periudhë të caktuar deri 2 vite. Në rast se nuk krijohen mundësitë për vendosje të ZRRE-së në ndonjë nga objektet Qeveritare, atëherë ekziston mundësia e vazhdimit të kontratës sipas marrëveshjes së ri-negociuar ndërmjet palëve.

Gjatë tërë muajit nëntor 2021, planifikohet përgatitja e objektit dhe bartja e inventarit, kurse vendosja e punonjësve dhe fillimi i punës do të bëhet më 29 nëntor 2021.

 

Paraqitja e ofertave:

Personat e interesuar duhet të paraqesin këto dokumente:

  1. Dokumentin identifikues të pronarit;
  2. Certifikatën e pronës;
  3. Kopjen e lejes së ndërtimit;
  4. Skicë të përgjithshme të objektit;
  5. Çmimin i ofruar për metër katrorë si dhe çmimi total për qiranë mujore të objektit.

Subjekti i përzgjedhur për nënshkrimin e kontratës, paraprakisht duhet të paraqesë:

  1. Dëshmitë për kryerjen e obligimeve tatimore lidhur me atë objekt;
  2. Dëshmitë për kryerjen e obligimeve ndaj ndërmarrjeve publike (ujë, energji eklektike, mbeturinat) deri në ditën e planifikuar për lidhjen e kontratës.

Ofertat e kompletuara, me kuvertë të mbyllur dorëzohen në Njësinë e Administratës të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, në adresën Rr. “Dervish Rozhaja” nr. 12 – Prishtinë.

Ofertat mund të dorëzohen deri me datën 4 tetor 2021.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë mban të drejtën e vizitës paraprake në objekte dhe për negocimin e kushteve specifike.