Skip to main content
Izet Rushiti
Anëtar i Bordit
Contact Info
Education

Z. Izet Rushiti ka lindur në Prelez të Jerlive në Ferizaj, me 5 janar 1959 dhe është Inxhinier i Energjetikës, i diplomuar me 1984 në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Prishtinës. Me 15 mars 2018 Z. Izet Rushiti është emëruar, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtar i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për të ushtruar këtë rol në një mandat pesë vjeçar. Ai para kësaj detyre ishte Kryeshef Egzekutiv dhe anëtar i Bordit të ndërmarrjes NPL Ambienti në Ferizaj. Nga korriku i vitit 2006 deri në korrik të vitit 2014 Z. Rushiti ka qenë Drejtor i Distriktit të Ferizajt në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.), ku është siguruar punë efektive dhe efiqiente e këtij Distrikti. Z. Rushiti po ashtu ka kryer detyrën e Menaxherit të Departamenti të Aseteve të Distribucionit, në Korporatën Energjetike të Kosovës, nga viti 2005 deri në korrik 2006. Ndërsa prej nëntorit 2002 deri në korrik të vitit 2005 Z. Rushiti ka qenë Drejtor i Distriktit të Ferizajt në KEK sh.a.. Nga viti 1999 deri në nëntor të vitit 2002 ai ka qenë përgjegjës për matjet elektrike dhe mbrojtje të stabilimenteve energjetike në korporatën KEK sh.a