Skip to main content
zrre

KONSULTIM  PUBLIK - NEMO

Rregulla për përcaktimin e operatorit të emëruar të tregut të energjisë elektrike

Rregullatoi për Energji njofton të gjitha palët e interesuara se ka vendosur ne diskutim publik Rregullën për përcaktimin e operatorit të emëruar të tregut të energjisë elektrike (NEMO) për kryerjen e aktiviteteve të ndërlidhura me bashkimin e tregut dhe operimin e tregut të bashkuar.

Qëllimi i kësaj Rregulle është që të përcaktohen kushtet dhe procedurat për caktimin e Operatorit të Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO) si dhe revokimin e përcaktimit të tillë në Republikën e Kosovës nga Rregullatori.

Kjo Rregull përkufizon detyrat të cilat do t’i kryej Operatori i Emëruar i Tregut të Energjisë Elektrike NEMO në Republikën e Kosovës në lidhje me procesin e bashkimit të tregut të energjisë elektrike.

Kjo Rregull përkufizon detyrat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT) që do t’i kryej në lidhje me procesin e bashkimit të tregut të energjisë elektrike.

ZRRE fton të gjitha palët e interesuara që komentet e tyre për këtë draft Rregull, t’i dërgojnë deri me 12 shtator 2020, në adresën elektronike: info@ero-ks.org.