FAQJA ĖSHTĖ NĖ PĖRPUNIM E SIPĖR. JU KĖRKOJMĖ NDJESĖ PĖR NDONJĖ GABIM TĖ MUNDSHĖM

Aktuale


Fillimi
Themelimi i Zyrės sė Rregullatorit pėr Energji

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) u themelua në qershor 2004, me shpalljen nga Parlamenti i Kosovës të Ligjit për Energjinë, Ligjit për Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë.

Zyra e  Rregullatorit për Energji është organ i pavarur, i cili ka për detyrë të rregullojë aktivitetet në Sektorin e energjisë në Kosovë, përfshirë energjinë elektrike, ngrohjen qendrore dhe gazin, në pajtim me detyrimet që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë (Ky traktat është nënshkruar nga Bashkimi Evropian dhe nëntë partnerë nga Evropa Juglindore në Athinë në muajin tetor 2005 për krijimin e kornizës ligjore për një treg të integruar të energjisë).

ZRRE ka kompetencat që të lëshojë licensa dhe të monitorojë nëse ato licensa respektohen nga ndërmarrjet e energjisë, të miratojë tarifat e aktiviteteve të shërbimeve publike, të imponojë detyrime për furnizimin e popullsisë, zgjidhjen e kontesteve dhe hartimin e legjislacionit sekondar për sektorin e energjisë. ZRRE është përgjegjëse edhe për krijimin e kornizës rregullative, e cila siguron funksionim transparent dhe jo-diskriminues të tregut të energjisë, duke u bazuar në parimet e tregut të lirë. Ajo zbaton kritere transparente dhe të hapura për dhënien e licencave ndërmarrjeve të energjisë, duke përfshirë fuqinë për të dhënë, ndryshuar, pezulluar, bartur, marrë, mbikëqyrë dhe kontrolluar nëse këto ndërmarrje të energjisë u përmbahen këtyre licencave.

ZRRE gjithashtu i ka kompetencat për të caktuar paraprakisht parimet dhe metodat e vënies së çmimit dhe më vonë për të miratuar tarifat për shërbimet e rregulluara të energjisë. Ky funksion përfshin edhe monitorimin e tarifave, zgjidhjen e kontesteve, cilësinë e shërbimeve dhe standardet për kryerjen e punëve. Gjatë kryerjes së veprimtarisë së saj, ZRRE bashkëpunon me ndërmarrjet e energjisë dhe ministritë, sidomos me Ministrinë e Energjisë dhe Minierave.

ZRRE financohet nga taksat e licencave, të cilat i mundësojnë kësaj zyre të veprojë si organ rregullator i pavarur financiarisht. ZRRE ndihmon dhe siguron që korniza rregulluese e Kosovës të jetë në pajtim me ‘acquis communautaire’ (përmbledhja e legjislacionit të BE-së) për energjinë.



 
 

Kalendari

<< September ’10 >>
Mo Tu We Th Fr Sa Su
  
 1
 2
 3
 4
 5
 6
 7
 8
 9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
   

Info

Sondazhi

A janė tė kėnaqshme shėrbimet me energji?
 

Traktati i Energjisė EJL

Mauris mattis. Donec pretium. Fusce rhoncus tincidunt ipsum.
  • list item
  • List item2
  • List item 3
  • List item 4